"Gratë e biznesit "“ Bujanoc", ftesë për pjesëmarrje
Lokale

"Gratë e biznesit "“ Bujanoc", ftesë për pjesëmarrje

12.May.2015 16:42
0

Shoqata e grave afariste në partneritet me Komunën e Bujanocit realizon hulumtimin rreth gjendjes së gruas në tregun e punës dhe zhvillimin e ndërmarrësisë në komunat Bujanoc dhe Preshevë.

Sipas njoftimit të Shoqatës “Gratë e Biznesit”-Bujanoc, në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave të Bujanocit dhe Preshevës për t’u marrë me ndërmarrësi dhe kooperativë”  të cilin e financon Bashkimi Evropian, Qeveria e Zvicrës dhe Qeveria e Republikës së Serbisë, përmes programit Progresi Evropian. 

Kjo Shoqatë përmes këtij projekti dëshiron t’i ndihmojë gratë e papunësuara të Bujanocit dhe Preshevës.

  • që të përfitojnë njohuri rreth  ndërmarrësisë dhe kooperativës, si mundësi punësimi;
  • që të mësojnë mundësitë e përkrahjes dhe financimit për zhvillimin e biznesit vetanak;
  • që të njoftohen me përvojat e grave të suksesshme afariste.

“Nëse dëshironi të provoni që ndërmarrësia, apo kooperativa është shansi juaj, a keni preferenca dhe aftësi për biznese të tilla, nëse keni ndonjë ide për fillimin e biznesit tuaj, apo këtë dëshironi ta bëni përmes shoqërimit, ejani në hapësirat e Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal të komunës së Bujanocit dhe Preshevës, në periudhën prej orës 10h – 15h dhe aplikoni për pjesëmarrje në trajnimet që janë paraparë në projekt”, thuhet në njoftimin e Shoqatës “Gratë e Biznesit”.

Sipas organizatorëve, pjesëmarrëset më të suksesshme të trajnimit, pas seleksionimit të duhur, do të mund të përfitojnë mjete në formë të pajisjeve për fillimin e biznesit vetanak.

Në bazë të kërkesave do të bëhet selektimi i pjesëmarrëseve në trajnim, ndërsa aplikimin mund ta bëni deri më 22 maj 2015.

Informatat rreth projektit mund t’i merrni përmes telefonave:

Për Bujanoc, 017 654 517, Fazila Azemović, ZZHEL Bujanoc;
Për Preshevë, 017 669 110, Ilir Sadriu, ZZHEL Preshevë;
 

Shkarko PYETËSORIN

 

Subvencionet e Trupit Koordinues, sa u punësuan në Komunë të Bujanocit?
Riza Halimi, ligjëratë studentëve amerikan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration